24-11-2024

Koronavirusi: Sot edhe dy raste të reja në Prizren, njëri në Zhur

Sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dy prej të cilëve në komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 860.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 324 mostra, prej të cilave 4 kanë rezultuar pozitive.

“Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 43 persona të prekur nga koronavirusi.

Asnjë koment

Comments are closed.