24-04-2024

Koronavirusi: Sot vetëm një i infektuar nga rajoni i Prizrenit

Për dallim nga ditët e fundit, nga mostrat e marra nga Prizreni, sot nuk ka pasur asnjë person të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas zyrtarëve, në Prizren,ishin marrë  mostrave e të dyshuarve ndaj Covid-19, për 10 pacientë të repartit të dializës dhe 5 kontakte të të infektuarve, të ditëve të fundit në këtë qytet.

Përveç personave nga Prizreni, janë testuar edhe 21 raste të tjera nga komuna e Suharekës, Malishevës dhe Rahoveci.

Nga njoftimi i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, doli se asnjë nga personat nuk rezultoi pozitiv.

Nga rajoni i Prizrenit, ndërkaq, sot vetëm  një person nga Rahoveci rezultoi i infektuar,

Dje në Prizren dolën 5 të infektuar, ndërsa 12 u raportuan si të shëruar.

Ndërkaq, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 232. Sot janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa nga 250 testime vetëm dhjetë raste kanë dalë pozitive. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.