24-11-2024

Koronavirusi:  Tri raste të reja në Prizren, 46 të tjera në vend

49 raste të reja janë konfirmuar si të prekur me koronavirus në Kosovë, prej të cilëve sot janë edhe tri raste nga komuna e Prizrenit.

Për dallim nga dje kur nuk pati asnjë rast, sot nga tre të infektuarit janë 2 raste në Prizren dhe 1 në Lubizhdë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga një rast ndërkaq janë nga komuna e Suharekës dhe Mamushës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një grua nga komuna e Prizrenit e prekur me COVID-19 ka vdekur sot. Kjo është vdekja e dytë brenda dy dite në këtë komunë, pasi dje vdiq edhe një 71 vjeçar.

Referuar shënimeve del se nga fillimi i pandemisë në komunën e Prizrenit kanë vdekur 5 persona, dy prej të cilave gra.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 25 raste si të shëruar nga ky virus.

Nga gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren,  rezulton se rastet e sotme janë nga këto komuna:

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti.  /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.