17-05-2024

Deputeti i VV-së, Abrashi: 3 ditë që një familje në Prizren po pret rezultatet për COVID-19

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë ndërkohë që ka thurrë lavde për qeverinë e kaluar.

Ai ka thënë se ka 3 ditë që një familje në Prizren po pret rezultatet për COVID-19, pasi një nga anëtarët e kësaj familjeje ka rezultuar pozitiv.

Deputeti thotë se Qeveria Kurti kishte përkushtimin dhe diciplinën për qytetarët.

Ky është postimi i plotë i tij:

Shëndetësia e sëmurë e Armend Zemajt

Po bëhen 3 ditë që një familje në Prizren pret rezultatet me ankth pasi që një nga familjarët doli pozitiv me Covid-19. As adresë për pyetje e as përgjigje për testet e bëra. Për herë të parë nga përhapja e epidemisë rezultatet nuk po dalin në kohë. Edhe kolegët e të infektuarit iu nënshtruan testeve, kaluan dy ditë pa asnjë përgjigje. Në dëshpërim për ndonjë lajm u kontaktova. Linjat e Ministrisë jasht funksionit. Qendra e thirrjeve 038 200 80800 jasht funksionit. Shteti në varr. Vetëm kur është në pyetje Lëvizja VETËVENDOSJE! Ministria mbinë mbi tokë si këpurdhë.

Në kohën e Qeverisë Kurti kishte përkushtim dhe diciplinë, qytetarët lajmëroheshin edhe nga psikologët e qendrës së thirrjeve brenda ditës për rezultatin. Vinte era shtet. Kurse tani hall kanë tubimet e kundërshtarëve ndërkohë që lirojnë dasmat dhe gazmendet e plazhave.

Turp për hipokritët e gjendjes së jashtëzakonshme. Dështim total dhe anarki institucionale. Qeveri Koti për faqe të zezë!

Asnjë koment

Comments are closed.