22-11-2024

Koronavirusi, vdes një 69 vjeçar nga Suhareka

Një 69-vjeçar, i shtrirë në mjekimin intensiv shkaku i koronavirusit, ka vdekur të marten pas mesnatës, duke e ngritur në nëntë numrin e të vdekurve në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur QKUK përmes një shkrimi në Facebook, duke dhënë në të njëjtën kohë detaje për gjendjen e të infektuarve tjerë, të shtrirë në Infektivë.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, shkruan QKUK.

Në njoftim bëhet po ashtu e ditur se në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Prej tyre, “39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, derisa në mjekimin intensiv të klinikës janë “3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”.

Asnjë koment

Comments are closed.