23-04-2024

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia ka raportuar për një vdekje në Prizren, të cilën e ka cilësuar si të dyshimtë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Një femër ishte sjellë dje pasdite, pa shenja jete në QKMF-në e Prizrenit nga familjarët e saj.

“Është raportuar se nga familjarët e saj është sjellë në QKMF, viktima femër kosovare, pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e saj”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.