27-04-2024

Kosova-Anglia, atmosferë fantastike në “Fadil Vokrri”

Ka startuar ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë në një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.

Kosova pas disfatës nga Çekia ka humbur gjasat për kualifikim, megjithatë, përballja me anglezët ka bërë që interesimin për këtë ndeshje tejet i madh.

Futbollistët e të dy skuadrave janë pritur më duartrokitje nga tifozët që tashmë kanë mbushur “tempullin” ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë po transmetohet në RTK1.

Asnjë koment

Comments are closed.