25-04-2024

Kosova dy vjet pa asnjë humbje

Me fitoren e ndaj Çekisë me rezultatin 2:1, Kosova kalon përkohësisht vendin e parë në Grupin A.  Kjo është padyshim fitorja më e rëndësishme për Kosovën në grupin A.

Nga viti 2017 ekipi i Kosovës nuk ka pësuar humbje, por vetëm ka fituar ose barazuar. Kjo është ndeshja e 15 radhazi që Kosova nuk njeh humbje në arenën ndërkombëtare duke parë më afër arritjen e objektivit për t’u kualifikuar në Europianin 2020.

Të martën që vjen Kosova do të luajë në Southampton,  kundër skuadrës më të fortë të grupit, Anglisë, që sonte ndeshet me Bullgarinë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.