Kosova e fundit: Sa është paga minimale në vendet e rajonit?
Më 23 gusht është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për Pagën Minimale në Kosovë. Nga kjo datë e tutje, Kosova ka pagën minimale me shumë 264 euro në muaj, nga 130 e 170 që kishte më parë.
Në anën tjetër, Kosova qëndron me pagën më të ulët në rajon e Ballkanit Perëndimor dhe me shtetet e Bashkimit Evropian. Sa është paga minimale në shtetet e tjera?
Sipas të dhënave të Eurostat, Serbia ka pagën minimale më të lartë prej 544 eurove.
Maqedonia Veriore është vendi i dytë me pagën minimale më të lartë në rajon. Ky vend ka pagë minimale 542 euro.
Mali i Zi është në vendin e tretë me pagë minimale me shumën 533 euro.
Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 485 euro, ndërsa, Shqipëria është e parafundit me 385 euro pagë minimale.
Kosova qëndron krejt në fund tashmë me pagë 264 euro.
Sa është paga minimale në BE?
Eurosata ndan shtetet e BE-së në tri kategori, ato që kanë pagë minimale mbi 1500 euro në muaj e që bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.
Në grupin e dytë janë shtetet që kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1000 euro dhe nën 1 mijë e 500 euro në muaj. Këto janë shtetet: Spanja dhe Sllovenia.
Ndërsa në grupin e tretë, janë vendet që kanë pagën minimale nën 1000 mijë euro në muaj.
Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria.