24-11-2024

Kosova e para në listën e vendeve ku mund të ushqehesh lirë

Kosova është vendi më i lirë i Evropës, ku në restorantet e lira mund të konsumosh një vakt për 3.4 dollarë.

Shqipëria, në krahasim me rajonin, por edhe disa vende të Evropës, është më e shtrenjtë për vaktet në restorantet e lira.

Sipas portalit më të madh të dhënave Numbeo.com, një vakt në Shqipëri kushton rreth 5.5 dollarë, duke e listuar Shqipërinë në vendin e 10 në Evropë për çmimet më të lira për konsumin e një vakti në një restorant jo të shtrenjtë.

Në vend të dytë renditet Bosnja, ku konsumi i një vakti është 4 dollarë, Ukraina, 4.2 dollarë, Maqedonia me 4.6 dollarë dhe Serbia me 4.8 dollarë, përcjell albinfo.ch.

Më të lira se Shqipëria janë edhe disa vende të Evropës Lindore dhe Qendrore. Në Poloni, Hungari dhe Çeki mund të konsumosh një vakt për 5.2 dollarë.

Ku është më shtrenjtë që të hash lirë?

Edhe pse janë listuar çmimet e restoranteve të lira, një vakt në Zvicër kushton rreth 22 dollarë, duke e renditur vendin më të shtrenjtë të Evropës. Norvegjia, e cila renditet e dyta, dhe Islanda gjithashtu kanë një çmim të shtrenjtë, me rreth 20 dollarë vakti.

Me 17 dollarë mund të hash një vakt, edhe pse restoranti cilësohet i lirë, në: Belgjikë, Irlandë, Itali dhe Holandë.

Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi për një vakt është 15 dollarë.

Vendet me një çmim mesatar prej 11 dollarësh për vakt janë: Austria, Gjermania, Finlanda, Greqia dhe Spanja./rtk

 

Asnjë koment

Comments are closed.