Kosova humb nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri”
Kosova ka dalë me kokën ulur nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
Dardanët janë mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2 në ndeshjen kualifikuese për Katar 2022.
Gjeorgjia kaloi në epërsi në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Okriashvili në minutën e 11-të.
Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në fund të pjesës së parë.
Golin e fitores për Gjeorgjinë e realizoi Davitashvili në minutën e 82-të.
Me këtë humbje, Kosova del e fundit në grup me 4 pikë aq sa ka edhe Gjeorgjia. /IO/