25-04-2024

Kosova humb nga Suedia në Stokholm

Suedia është treguar skuadër e fortë në përballje me Kosovën, duke fituar me rezultat bindës prej 3-0, në sfidën e zhvilluar në Stokholm.

Suedia dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ekipi suedez ishte ekip dominues në terren, duke e kontrolluar lojën më mirë në terrën dhe duke e çuar tri herë topin në rrjetë.

Suedezët përmes  Forsberg (29’), kaluan në avantazh nga penalltia pas videoasistimit nga VAR pasi që Hadergjonaj luajti më dorë.

‘Dardanët’ në pjesën e parë rrezikuan portën suedeze përmes Elbasan Rashanit, por goditja e tij për pak kaloj pran portës nikoqire. Ndërkohë, Suedia ka mundur të shënojë edhe golin e dytë, por ishte shtylla që shpëtoi portën e ‘gardianit’ kosovar.

Kombëtarja jonë fraksionin e dytë e nisi mjaftë mirë, duke u hedhur në sulm për të gjetur rrugën e golit, megjithatë, ishin suedezët që përmes Isak (62’) dyfishuan avantazhin në 2-0.

Skuadra nikoqire në finish të lojës, gjeti edhe golin e tretë më ane të Quaison (80’), derisa ‘Dardanët’ megjithë angazhimin e tyre, assesi nuk ia dolën që të paktën një herë ta prekin rrjetën kundërshtare.

Pas kësaj disfate, Kosova mbetet në vendin e katërt me katër pikë në Grupin B, kurse, Suedia ‘blindon’ pozitën e dytë me 12 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Spanja. /RTKLive/

Asnjë koment

Comments are closed.