25-04-2024

Kosova me shiringa e pa vaksina anti-COVID

Teksa ende Kosova është në pritje të vaksinave të para kundër koronavirusit, në vend pritet të arrijnë shiringat të cilat do të përdoren për vaksinat anti-COVID.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka shkruar të enjten në mbrëmje në Twitter se “sonte pritet të vijnë shiringat e para që do të përdoren për vaksinat ndaj COVID-19”.

Ai ka thënë se së shpejti do të jepen detajet për arritjen e vaksinave.

Vaksinat e AstraZenecas nga programi COVAX, pritet të jenë të parat që do të arrijnë në Kosovë.

Autoritetet në vend kishin premtuar kohë më parë se në muajin shkurt do të nisë vaksinimi i kosovarëve me vaksinat anti-COVID. Megjithatë, deri tash Kosova ka ngecur vetëm me frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave, dhe tash po bëhet edhe me shiringa.

Sigurimi i vaksinës antiCOVID është përdorur në masë të madhe nga partitë politike edhe për fushatë zgjedhore, ku secila parti premtonte se do ta arrinte vaksinimin e mbi 70% të popullsisë. Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta që ende nuk ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit, derisa numri i rasteve të reja po shënon rritje.

Deri tash në vend janë regjistruar 67 mijë e 906 raste me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 1587 persona. Janë edhe 7145 raste aktive./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.