23-04-2024

Kosova mundi Qipron, deklarime pas ndeshjes

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, duke folur pas ndeshjes kundër Qipros, tha se është i lumtur me fitoren, por ai tha se nuk e di se çfarë ndodhi në pjesën e parë të lojës.

Kosova e nisi me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, duke mundur në udhëtim Qipron, me rezultat 0-2. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi pikërisht Valon Berisha.

“Nuk e di çka ndodhi në pjesën e parë, kemi pas shumë hapësira, dikush bëjke presion, dikush ‘rrike’, në pjesën e dytë kemi luajtur më mire taktikisht, nuk kemi dal shumë nga pozitat tona, kemi krijuar raste shumë të mira. Jemi shumë të kënaqur që treguam fytyrën e vërtetë ne pjesën e dytë dhe normalisht me marrë fitoren. Shpresojë që në Kosovë të na mbështesin. Trajneri tha luani qetë, më tha mos dil shumë nga pozita”, tha Berisha.

Kosova me 5 qershor përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, kurse katër ditë më vonë në të njëjtin vend pret Irlandën e Veriut.

Rrahmani i lumtur me fitoren: Tani na presin dy ndeshje të vështira

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, duke folur pas ndeshjes kundër Qipros, tha se është i lumtur me fitoren, por ai e pranon se skuadra e tij nuk e filloi mirë ndeshjen.

Kosova e nisi me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, duke mundur në udhëtim Qipron, me rezultat 0-2.

Rrahmani thotë se pas kësaj fitore, Kosovën e presin dy ndeshje shumë të vështira.

“Kur fiton je më i kënaqur, por nuk e filluam mirë ndeshjen. Ishim më të hapur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përmirësuam lëvizjet në fushë dhe ndaljen e kundërshtarëve. Jemi të lumtur. E kemi filluar mirë në Ligën e Kombeve, tani kemi ndeshje me dy kundërshtarë më të fortë. Ndeshje shumë të vështira”, tha ai.

Kosova me 5 qershor përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, kurse katër ditë më vonë në të njëjtin vend pret Irlandën e Veriut.

Zhegrova tregon pse veshi fanellën me numër 9 dhe kujt ia dedikoi golin

Realizoi një super-gol në fitoren e Kosovës kundër Qipros prej 2-0. Edon Zhegrova është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e tij në duel me qipriotët.

Ylli kosovar i Lilles pas ndeshjes tregoi se e veshi fanellën më numër 9 dhe kujt ia dedikoi golin.

“Gjithë lojtarët kemi dhanë maksimumin ta fitojmë këtë ndeshje. Çdoherë mundohem ta jap maksimumin, qoftë me gola apo asiste”, tha Zhegrova.

“Sot e kam pasur fanellën me numrin 9, për nder të legjendës Fadil Vokrri. Këtë fitore ia dedikoj atij”, theksoi Zhegrova.

Kosova mposht Qipron, kjo është deklarata e Giresse

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka thënë së është i kënaqur me fitoren dhe lojën e skuadrës së tij, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.

‘Dardanët’ sonte në udhëtim mundën Qipron, me rezultat 2-0, falë një goli te Valon Berishës dhe një goli te Edon Zhegrovës.

Tekniku francez e pranon se në pjesën e parë të përzgjedhurit e tij, nuk bën lojë të mirë, por sipas tij, loja e Kosovës ndryshoi pozitivisht në fraksionin e dytë.

“Orientimi i lojës në pjesën e parë nuk ishte i mirë, me disa gabime teknike. Gjatë pjesës së dytë u fokusuam në principet tona dhe ta ndryshojmë lojën dhe të bëjmë atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë. Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë. Të luajmë nga anët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Të jemi më precizë sa i përket teknikës së pranimit të topit dhe lojës me top”, tha Giresse. /rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.