19-04-2024

Kosova shkëlqen ndaj Lituanisë , fiton 4:0

Kosova e ka mposhtur thellë Lituaninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën në Prishtinë.

Kombëtarja kosovare ka fituar 4-0.

Ka qenë Arbër Zeneli ai që ka gjetur golin e parë në ndeshje, kur ka realizuar në minutën e 27-të.

Pas një asistimi të Milot Rashicës në minutën e 63-të, Vedat Muriqi ka thelluar epërsinë e Kosovës në 2-0.

Në minutën e 70-të ka realizuar sërish Arbër Zeneli.

Besar Halimi ka realizuar golin e radhës për Kosovën në minutën e 79-të.

Kjo ishte një ndeshje para ndeshjeve me karakter garues ndaj Suedisë dhe Spanjës, që janë të vlefshme për shkuarje në Botërorin e Katarit, i cili mbahet vitin e ardhshëm. /rtk

Asnjë koment

Comments are closed.