“Shumë gjë normale është kjo, duhet edhe në shqiptarët të mësojmë të presim”, thotë një shtetas i Kosovës i cili jeton në Gjermani.
Të tjerë thonë se kufiri duhet të hiqet ose të lehtësohen edhe më tej procedurat, dhe këtë e shpresojnë ta realizojë kryeministri i ri, Albin Kurti.
“Tepër kemi duruar për këtë vit. duhet që sot me u heq, s’ka dashur të jetë kurrë ky kufi, Ne jemi të lidhur në mënyrë natyrore, një babë kemi”.
“Është hequr kufiri, nuk po shoh probleme, gati jemi bashkuar dy shtetet”.
“Jam i bindur që ka me u heq shpejt kufiri”.
“Qeveria e re me Albin Kurtin do ta sjellë Kosovën e Shqipërinë mbarë”, shprehen disa nga banorët, megjithëse për shumë të tjerë është herët për të folur për qeverinë e re të Kosovës.
Të tjerë shfaqen mjaft entuziastë dhe besimplotë se ky 12-vjetor i pavarësisë do të jetë i mbari nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
“Ja ka me drejtu ai, ja nuk ka burrë shqiptar që drejton. Ai Albin Kurti”, thotë një qytetar i Kosovës.
“Ky përvjetor vjen me gjithë të mirat, jemi çliruar prej serbit, falënderojmë dëshmorët”, thotë një tjetër.
Në radhët e tyre, të cilët vijnë në Shqipëri jo për të festuar, por për punët e tyre, ka edhe nga ata që nuk besojnë tek asnjë qeveri.
“Shteti është duke shkuar mbrapsht, e kemi humb pavarësinë”.
“Këtë pavarësi e kemi pritur me qindra vjet. Ende nuk po e shijojmë pavarësinë e plotë të shtetit, uroj që ky vit t’i përcjellë të gjitha sukseset e mëtejshme”, thonë disa shqiptarë të Kosovës/Shqiptarja.com