Kurti: Prekazi, kryeqytet i qëndresës së popullit shqiptar

Për ndër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur Prekazin kryeqytet i kryengritjes dhe qëndresës së popullit tonë, tha se sot në 12-vjetorin e pavarësisë kujtojnë familjen Jashari me mall por edhe me krenari.

Kurti: Familjen Jashari e kujtojmë me krenari

“Erdhëm sot këtu në Prekaz në këtë kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës se popullit tonë për të kujtuar dhe për të nderuar familjen Jashari, babain Shaban me nënën Zahiden, Ademin dhe Adilen, Hamzan e Feriden, Zarifen me fëmijët e tyre dhe familjen e gjerë gjithsej 59 veta të cilët luftuan dhe u sakrifikuan n ë një ngjarje të jashtëzakonshme e që sot njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Në 12-vjetorin e pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, tha kryeministri Kurti.

Kurse, kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në këtë 12-vjetor kanë ardhur këtu në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, vend ky i cili është simbol i atdhedashurisë që duhet të ndiqet tutje.

Osmani: Ky vend dëshmon atdhedashurinë

“Për të nderuar në këtë 12-vjetor të pavarësisë sonë sakrificën e familjes Jashari të komandanti legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë anëtarëve të kësaj familje që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe ta gëzojmë shtetin tonë është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ve ndi dhe duhet të vazhdoj të jetë dritë udhërrëfyese për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”, tha Osmani.

Në këto homazhe krerët shtetëror u shoqëruan edhe nga zëvendëskryeministrat, Haki Abazi e Avdullah Hoti dhe ministrat e kabinetit qeveritar. /TCH