Kosovarët që kanë punuar në Zvicër do t’i marrin pensionet nga ky muaj
Kosovarët nga shtatori mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë, pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër.
Në një komunikatë të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), thuhet se nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.
Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike.
Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.
Në vazhdim është adresa ku mund të kontaktoni me e-mail, ose drejtpërdrejt me telefon, me personin përgjegjës për të dhënë shpjegimet e nevojshme ( doris.malaer@bsv.admin.ch. Numri kontaktues: +41 58 462 85 00.