19-04-2024

Kosovarët që u kthyen dje nga Ulqini u gjobitën në kufi, pasi nuk kishin këtë dokument me vete

Kosovarët që u kthyen dje nga Ulçini u gjobitën në kufi, pasi nuk kishin këtë dokument me vete

Dënimi i turistëve që s’e kanë paguar këtë taksën u bë në pikë kalimin kufitar në Sukobinë.

Kjo Organizatë kishte vënë një taksë që secili turistë i huaj që viziton këtë komunë duhet të paguaj taksën turistike 0.70 centë për 24 orë, derisa për fëmijë ajo kushton 0.35 centë për çdo ditë qëndrimi.

“Kjo është kryesisht për shkak të sigurisë së vetë vizitorëve, si dhe interesave të pronarëve. Obligimi ligjor është të regjistrohet një leje qëndrimi dhe shuma e tatimit 70 cent në Ulqin është më e ulëta në rajon”, thuhet në njoftim.

Zyra e Turizmit ka bërë të ditur se në rast se policia u kërkon kartonin e lejes së qëndrimit atëherë në mungesë të tij do të pasoj gjoba me 150 euro, kurse për qiraxhinjtë ulqinak dënimi do jetë nga 150 euro deri 500 euro, ndërsa për hotelet dënimi do të jetë nga 500 euro deri 3,000 euro, andaj turistët janë të obliguar që kartonin ta mbajnë me vete.

Që të mos dënoheni, Zyra e Turizmit në Ulqin tregon detajet se pse turistët duhet të pajisën gjatë qëndrimit në pushime.

“Kartoni identifikues shërben për evidentimin e çdo turisti në Komunën e Ulqinit; kartoni identifikues shërben për sigurinë e çdo turisti dhe qiradhënësi; kartoni identifikues është i nevojshëm për kalimin e kufirit; dhe të gjithë turistët janë të obliguar ta kenë kartonin identifikues me vete”, thuhet tutje në njoftim.

“Kartoni identifikues që nuk e ka logon dhe vulën e Zyrës së Turizmit është i pavlefshëm”, vijon njoftimi.
Aktualisht në Ulqin janë të lajmëruar rreth 22 mijë vizitorë nga 13 mijë që kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Asnjë koment

Comments are closed.