12-07-2020

Kosovari 19-vjeçar aksidentohet në Zvicër, e bën përshesh BMW-në e babës

Një kosovar 19-vjeçar ka shkatërruar veturën “BMW” të babait të tij në një aksident në kantonin e Aargaut të Zvicrës, të premten pasdite.

Shoferi i ri, që i ka treguar policisë se vetura ishte e babait të tij, sipas mediave në Zvicër, ka qenë duke vozitur tejet shpejt veturën në momentin kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në një shtyllë të mbikalimit.

Në veturë ishte edhe një pasagjer. Shoferi dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime të lehta, por të dy u desh të trajtoheshin në spital.

Siç shkruan “Blick”, rruga kryesore ishte dashur të mbyllej për më shumë se një orë e gjysmë për shkak të aksidentit.

Asnjë koment

Comments are closed.