Kosovari tentoi të fuste në Shqipëri mbi 24 mijë euro pa deklaruar, i sekuestrohen paratë
Një 45-vjeçar kosovar ka tentuar të fuste në Shqipëri, 24 900 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht nga policia shqiptare dhe i sekuestrohet shuma monetare.
Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar I. Z., 45 vjeç, banues në Lipjan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.