22-11-2024

KQZ merr vendim të ri për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

Në vendimin e KQZ-së, që ekskluzivisht e ka siguruar Gazeta Blic, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Asnjë koment

Comments are closed.