27-07-2024

Krasniqi i AAK-së: Komunikimi me Shaqir Totajn ka qenë i vrazhdë

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, sot deklaroi se ka më shumë se një vit që komunikimi me kreun komunal Shaqir Totajn lidhur me kërkesat e parashtruara nga AAK ka qenë në formë të vrazhdë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Prishja një ditë më parë e koalicionit mes AAK-së dhe Shaqir Totajt (PDK) në Prizren ka qenë në qendër të vëmendjes edhe sot.

Krasniqi i vlerësoi si dezinformata deklarimet e Totajt rreth prishjes së koalicionit, duke sqaruar se pikërisht AAK përmes shkresave zyrtare i ka kërkuar kryetarit, që dy drejtoreshat nga ky subjekt të zëvendësohen, e jo vetëm njërën siç veproi kryetari.

“Dezinformatë e Totajt konsiderohet edhe aludimi i tij se shkarkimi eventual i Drejtoreshës për Shëndetësi vjen për mungesë perfomarmace, pasi kjo është në kundërshtim me raportin e punës të drejtorisë përkatëse, ku nga afër 6.8 milion, afër 6.7 milion janë realizuar në investime kapitale dhe shpenzime të tjera. Raport të shkëlqyer ka edhe për Drejtorin për Mirëqenie Sociale.

Sipas Krasniqit, kryetari Totaj ka tentuar të shtrijë ndikim politik edhe tek drejtorët e AAK-së, por kjo parti me traditë institucionale nuk bëhet satelit as i Totajt e as PDK-së./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.