Krasniqi kërkon publikimin e emrave të mësuesve të pranuar në ueb faqen e komunës
Shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Simir Krasniqi gjatë mbledhjes së sotme të KK-së kërkoi transparencë për rezultatet e konkursit në drejtorinë e Arsimit, ndërsa këtë ka premtuar ta bëjë drejtori për Arsim Skënder Susuri.
Ai pyet se përse konkurset nuk shpallen në ueb faqen e komunës, në mënyrë që të ketë transparencë dhe të shihet se kush po pranohet.
Ai tha se kryetari M. Haskuka pat premtuar transparencë gjatë fushatës zgjedhore, por kjo nuk ndodhi.
Drejtori i DKA-së, Skënder Susuri këtë e ka pranuar si mangësi, por ka premtuar se në të ardhmen do të bëhet. ./GazetaePrizrenit.net