18-05-2024

Prizren: Digjen gjashtë kontejnerë model zyre-banimi

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, një person (k/shqiptar) ka raportuar se person(a) të panjohur ia kanë vënë zjarrin disa barishteve dhe si pasojë janë djegur gjashtë kontejnerë model zyre-banimi.

Sipas policisë, me këtë rast është djegur edhe një sasi masë druri industrial.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.