24-02-2025

Krasniqi: LVV-ja ka humbur 9.4% të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 ka shënuar rënien më të madhe të votave.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se i bie që LVV-ja ka 9.4% më pak vota, ai ka përmendur edhe AAK-në e Nismën që kanë ulje edhe ato të votave.
Sipas tij, rritje të votave shënuan PDK dhe LDK.

“Sipas rezultateve nga vendvotimet në Kosovë për zgjedhjet e vitit 2025, në krahasim me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave me -9.4%, e ndjekur nga AAK-NISMA me një humbje prej -2.2% (duke i llogaritur së bashku votat e tyre në vitin 2021)”.

”Nga ana tjetër, dy partitë politike që kanë shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë PDK me një rritje prej 5.0% dhe LDK me 4.9%”, ka thënë Krasniqi

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "Shpërndarja e votave 2025 Humbjet dhe fitimet -9.4% w VV PDK PDK 5.0% LDK LDK 4.9% -2.2% AAK-NISMA"

Asnjë koment

Comments are closed.