Krasniqi: Po të takohej kushdo jashtë VV-së me Gjuriqin do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka komentuar takimin e anëtarëve të VV-së me Marko Gjuriq.

Krasniqi i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tani në PSD ka thënë se ashtu siç po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin, i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do të arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autorizimin e tyre.

 

Sipas tij ky është morali hipokrit popullist.

 

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”, tha Krasniqi.

Frashër  Krasniqi theksoi poashtu se e mirë në këtë rast është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodhë më shpejtë se ç’e prisnim./Indeksonline/