“Krejt partitë e mëdha politike në listat e tyre kanë të akuzuar me vepra penale”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka vlerësuar listat e publikuara të subjekteve politike pas afatit të fundit për dërgimin e tyre në KQZ, së ti ngarkuara me persona që kanë vepra penale.

Miftaraj ka thënë se të gjitha partitë e mëdha politike, pa përjashtim, kanë pasur në lista persona të akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Shume te akuzuar per vepra penale korruptive dhe vepra tjera penale ne listat e derguara nga partite politike. Te gjitha partite e medha politike pa dallim kane derguar ne KQZ kandidat te akuzuar per korrupsion dhe vepra tjera penale”, ka shkruar ai.

Njohësi i çështjeve juridike ka ironizuar edhe më tutje me situatën e personave për të cilët ai supozon se kanë të kaluar kriminale.

“Ne mengjes si i akuzuar ne gjykate, pasdite ne Kuvend tu miratu ligje. Shume shume keq! Degradim total”, përfundon ai.

Neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, pra ndër tjerash edhe germa Q, në vendimin e dalë nga seanca publike e Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, pamundëson kandidimin e një personi që është shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tre vjetët e fundit. /Gazeta Express/