22-11-2024

Kremtimi i Shën Gjergjit, atmosferë e zbehtë në Prizren

Në Prizren, sot shënohet festa tradicionale që këtu njihet si “Dita e Karabashit”, e që kremtohet në kuadër të Shën Gjergjit.

Për dallim nga herët tjera, sivjet për shkak të masave ndaj epidemisë Covid0-19, kur edhe janë reduktuar lëvizjet  dhe kërkohet ruajtja e distancës sociale, kësaj radhe atmosfera në këtë qytet është shumë e zbehtë.

Ndryshe nga më parë, sot qytetarët jo vetëm nga Prizreni e rrethina, por edhe me gjerë, përfshirë edhe viset veriore të Shqipërisë, nuk kanë mundur për të shëtitur e blerë gjësende të ndryshme, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Zakonisht në kontekstin e kremtes, qytetarët kanë vizituar edhe varrezat e më të afërmve, duke kryer edhe rite fetare në tyrbet e këtushme.

Kjo festë në disa fshatra të Hasit dhe ato të Rrafshit të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në afërsi te të cilave janë therur qengja.

Kremtimi i kësaj feste vazhdonte deri në mesnatë, kur qytetarë të shumtë, përfshirë edhe qiftet e reja dilnin për xhiro në qytet, ndërsa qendra e Prizrenit mbushej përplot qytetarë.

Do theksuar se ka zëra, kryesisht nga besimi mysliman, të cilët prej vitesh janë shprehur kundër këtij kremtimi duke e vlerësuar atë si diçka të imponuar dhe të huaj./GazetaePrizrenit.net/

P.S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.