20-04-2024

Nëntë persona kapen brenda një lokali në Prizren

Në Prizren vazhdon mosrespektimi i masave të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Natën që shkoi janë arrestuar nëntë persona të dyshuar, të cilët janë kapur pas mesnatës në rrugën “Tirana”, në një lokal, në kundërshtim me masat e aplikuara, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në një lokal ku gjendeshin nëntë (9) persona te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Prizren e Dragash, gjatë 24 orëve janë arrestuar 17 persona./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.