17-05-2024

Krismat para “syve të policisë” në Prizren, PK del me sqarim!

Dje u raportua rreth një ngjarje që ndodhi në një fshat të Prizrenit. Konkretisht bëhet fjalë për gjuajtet me mjete piroteknike  para policisë.

Kjo e fundit, përmes një reagimi publik, sqaron se me qëllim të informimit të drejtë të publikut lidhur me një shkrim të publikuar dje, ku pretendohet se ‘në sy të policisë gjuhet me armë zjarri’.

“Më 08.08.2023, në Reçan të Prizrenit, gjatë zhvillimit të një gare sportive (turne në futboll), ku kishte një numër të konsiderueshëm shikuesish, e ku prezent ka qenë një patrullë policore, në finale, ka pasur festime me të cilat karakterizohen zhvillime të tilla.

Sipas policëve të cilët kanë qenë prezent, gjatë festimeve nga shikuesit ka pasur shkrepje të mjeteve piroteknike (një petarde) dhe jo gjuajtje me armë siç pretendohet në shkrimet në mediume”./Indeksonline/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.