29-11-2024

Kriza ushqimore, Ukraina dhe Rusia firmosin në Stamboll marrëveshjen për eksportin e grurit

Ukraina dhe Rusia kanë firmosur të premten marrëveshjen shumë të rëndësishme që pritet që të lehtësojë krizën e ushqimit të krijuar nga bllokimi i grurit ukrainas në Detin e Zi.

Kjo marrëveshje bëhet kështu e para e një rëndësie të tillë e arritur mes dy palëve që prej se Rusia nisi pushtimin në shkurt dhe ndërsa çmimet e ushqimeve në të gjithë botën janë rritur në  nivele ekstreme.

Kujtojmë se në disa vende të varfra të botës, njerëzit që tani janë duke u përballur me urinë.

Marrëveshja është bërë me ndërmjetësimin e Turqisë, Kombet e Bashkuara dhe presidenti Rexhep Erdoğan. Ceremonia e firmosjes u bë në orën 2:30 në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese që nga marsi, të ndjekura në Stamboll javën e kaluar nga zyrtarë turq dhe të OKB-së, dolën me një draft fillestar për zgjidhjen e ngërçit.

Palët duhej të ishin takuar sërish këtë javë për nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshjeje zyrtare.  /abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.