17-08-2022

‘Relax oj Arbreshë, mos u qo peshë’: Çfarë kuptimi kanë tabelat e vendosura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Kosovë?

KOSOVË- Cilido që udhëton në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ do të hasë tabela me citate të ndryshme. Policia e Kosovës ka gjetur një mënyrë shumë shumë të veçantë për të këshilluar qytetarët që lëvizin nga Kukësi në Prishtinë përmes kësaj autostrade. Me anë të disa tabelave ku janë dhe emrat më të përdorur në Kosovë ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Fotot i ka ndarë Arbër Cejku, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë si dhe ish-ambasador në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një set interesant dhe unik i tabelave paralajmëruese për shoferët që udhëtojnë në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Kukësi në Prishtinë.

Kur humori përdoret me finesë për të parandaluar aksidentet dhe tragjeditë familjare që rrjedhin prej tyre. Të njëjtat tabela vlejnë edhe këtu në Shqipëri, ku aksidentet nuk e lidhin rripin fare…”, shkruan ai teksa ka ndarë dhe fotot.

Asnjë koment

Comments are closed.