Kroacia i propozon BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat
Kroacia sot i ka propozuar BE-së që Kosovës ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE.
Propozimi vjen nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sipas të cilit BE duhet të bëjë gjithçka që të mos lejojë konflikt në Balllanin Perëndimor.
“Është interes strategjik dhe kombëtar i Kroacisë që shtetet në Evropën juglindore, që kanë deklaruar dhe kanë dëshmuar gatishmërinë dhe qëllimin që t’i bashkohen BE-së, të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian sa më shpejt që është e mundshme. Prandaj, presidenti Milanoviq u ka propozuar iniciatorëve të letrës së hapur që statusi i kandidatit për pranim në BE të kërkohet për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën dhe që BE-ja, pas premtimeve të përsëritura, menjëherë të nisë negociatat për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që tashmë kanë statusin e kandidatit. Po ashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të shpejtohen”, thekson presidenca e Kroacisë përmes një komunikate për media. / Albinfo.ch.