18-05-2024

Zogaj: Nuk do të ketë gjyqtarë të paprekshëm

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se nuk do të ketë gjyqtarë të paprekshëm dhe se ndaj gjithë atyre që neglizhojnë punët, do merren masa disiplinore.

“E them me përgjegjësi nga ky emision se në sistemin gjyqësor nuk do të ketë njerëz të paprekshëm. Në qoftëse ne e nxjerrim para përgjegjësisë një gjyqtar që është me vonesë  për 15 ditë në hartimin e vendimit, absolutisht çdo referent, çdo gjyqtar i administratës, që ka neglizhencë në adresimin e përgjegjësisë së tyre, do të jenë në procedurë disiplinore”, tha Zogaj në emisionin “Tempus” në KTV.

“E kemi ndërtu hierarkinë e përgjegjësisë disiplinore në vijë vertikale me përgjegjësi që qarta për secilin zyrtar. Unë jam shumë i sigurt që fenomeni do të elimionohet, rastet e veçanta edhe më tutje mund të vazhdojnë, por nëse dikush i ka përcjellë me vëmendje veprimet e këshillit, ne e kemi adresu edhe çështjen e ekspertëve, do të thotë rregulloren do ta kemi në dëgjim publik, e kemi adresu edhe çështjen e përkthyesve që ka qenë jashtëzakonisht sfidë e madhe, sidomos për Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, e kemi adresu çështjen e shkresave, kanë me punu ekipe të veçanta, nuk do të ketë mundësi më dikush që e dërgon shkresën tek qytetari ose tek avokati, me pa çka është përmbajtja e shkresës”, tha ai. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.