27-07-2024

Kroatët e “kallin” Spanjën, brohorasin ‘Kosova Republikë’

Në Spanjë është mbajtur kampionati evropian i hendbollit për gjeneratën U21.

Franca është shpallur kampion pasi kanë mposhtur në finale Kroacinë, shkruan Indeksonline.

 

E tifozët kroat pas ndeshjes kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Kosovën edhe në rrugët e një shteti që nuk e ka njohur pavarësinë tonë.

 

Kroatët kanë dalë rrugëve të qytetit të Vigos duke bërtitur “Kosova Republikë”.

Kujtojmë se Spanja ka hasur në shumë sanksione nga organizata të ndryshme të sportit pasi që nuk i ka pranuar simbolet e Kosovës. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.