Edhe pse në kohë pandemie, konform udhëzimeve të IKSHPK-së, bashkë me anëtarët e këshillit të fshatit dhe me kryetarin e komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, në mënyrë simbolike u shënua dita e të zhdukurve duke ndezur flakadanë në nderim të familjarëve të tyre.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, derisa shkruan:
Me rastin e 21 vjetorit të zhdukjes pa gjurmë të familjarëve tanë edhe një herë në emër të të gjitha familjeve Krushjane i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëj trysni ndaj institucioneve të serbis për të qenë bashkëpunuese në këtë proces, te hap arkivat e ish ushtris jugosllave per te ofruar informata mbi fatin dhe vendëndodhjen e familjarëve tanë të zhdukur, është dëshmuar se vetëm presioni si në vitin 1999 e gjunjëzon atë.
Njëkohësisht, kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe faktorët politik të Kosovës të bëhen bashkë për të zgjidhur këtë qështje humane dhe politike.
Falënderojmë kontributin e të gjitha qeverive vendore e ndërkombëtare në zgjidhjen e kësaj çështje, me theks të veçantë falënderojmë edhe KNKK-në për kontributin e dhënë për dy dekada në zbardhjen e fatit të të zhdukurve por edhe jemi të indinjuar kur dëgjojmë lloj lloj deklarimesh të pa matura dhe fyese nga njerëz të cilët çështjen tonë e kanë të fundit në agjendat e tyre. Në vazhdimësi do të kërkojmë që çështja e të zhdukurve dhe të kidnapuarve të jetë në krye të agjendës në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.
E drejta për të ditur është e garantuar me ligje ndërkombëtare. Krimet vjetërsohen por nuk falen!
Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 familjarë ndërsa gjithë Kosovës mbi 1641!
Përgjithmonë në zemrat tona!






