28-09-2026

Kryeministri Albin Kurti në Prizren merr pjesë në Akademinë solemne për Ditën e Boshnjakëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Prizren në Akademinë solemne me rastin e Ditës së Boshnjakëve, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Me këtë rast, Kurti ka publikuar edhe një postim kushtuar kësaj dite, duke kujtuar vendimin e 28 shtatorit 1993 për rikthimin e emrit kombëtar “Bošnjak” dhe emërtimit “bosanski jezik” për gjuhën e popullit boshnjak.

“Sot, në Ditën e Boshnjakëve, kujtojmë këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së këtij populli mik dhe nderojmë kontributin e komunitetit boshnjak në Republikën tonë, si pjesë e pandashme e historisë, shoqërisë dhe së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Në postimin e tij, kryeministri ka theksuar edhe historinë e përbashkët të dhimbshme të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës gjatë viteve ’90, si dhe kontributin e komunitetit boshnjak në institucionet dhe zhvillimin e Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!”, ka përfunduar Kurti./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.