30-03-2025

“Kryeministri e ministrat duhet që deri në mesnatë të japin dorëheqje”, Eugen Cakolli tregon procedurat pas njoftimit për certifikim

Eugen Cakolli nga DnV, ka thënë se një ditë para certifikimit të rezultateve zgjedhore, anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat të deputetit duhet të japin dorëheqje.

”Ligjërisht kryeministri, të gjithë duhet që deri sonte në mesnatë të ofrojnë dorëheqjet e tyre për shkak se ligji e përcakton qartazi që në rast se dikush nga kabineti qeveritar ka fituar mandatin e deputetit duhet të japin dorëheqja nga pozita në Qeveri ditën para certifikimit të rezultateve, e që i bie sonte deri në mesnatë dhe pikërisht njoftimi i KQZ-së ka qenë në funksion të këtij elementi”, ka thënë ai në T7.

Lexo edhe:

Ngriten dyshime që pushteti i PDK-së në Prizren i dha tender kompanisë me dokumente fiktive

Asnjë koment

Comments are closed.