Kryeministri Haradinaj sot në Suharekë
Kryeministri Ramush Haradinaj do ta kalojë pjesën më të madhe të pasdites në Komunën e Suharekës, në të cilën qeverisjen lokale e drejton AAK.
Programin i paralajmëruar i vizitës, nis nga ora 14:00, me një vizitë pune në Kuvendin e Komunës.
Më pas, në ora 14:30, ai do ta zhvillojë një vizitë pune në fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë, ndërsa një orë me pas, viziton fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti”.
Në kuadër të kësaj vizite, në ora 16:00, në Zonën industriale, Shkolla Profesionale, Haradinaj viziton edhe bizneset e Suharekës. /GazetaePrizrenit.net/