18-05-2024

Kryeministri Hoti anulon vizitën në Washington

Kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar vizitën në Washington, pasi Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Për shkak të akuzës, Thaçi menjëherë anuloi vizitën në Washington, ku për 27 qershor ishte paraparë takimi me krerët e Serbisë.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t’u marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti në Facebook të enjten.

Hoti ndodhet në Bruksel, ku për sot ishte paraparë të ketë takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian, e më pas nga aty, planifikonte të nisej për Washington.

Asnjë koment

Comments are closed.