23-11-2024

Kryeministri i Britanisë së Madhe vendos lehtësimin e masave për festa

Kryeministri, Boris Johnson, ditën e sotme ka deklaruar se do të mbështes vendimin e qeverisë së tij, për të lehtësuar kufizimet e pandemisë gjatë sezonit festiv. Sipas Johnson, do të ishte ç’njerëzore ndalimi i Krishtlindjeve.

“Unë dua të jem i qartë, ne nuk duam të ndalojmë Krishtlindjen , ta anulojmë atë dhe sinqerisht mendoj se do të ishte çnjerëzore dhe kundër instikteve të shumë njerëzve në këtë vend,”- ka thënë ai.

Gjithashtu, Johnson, ka këshilluar njerëzit, që duhet të planifikojnë  festa të vogla dhe të shmangin grumbullimin e shumë personave.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 1,888,116 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 64,908 pacientë.

Asnjë koment

Comments are closed.