Kryeministri Kurti: Kosova dhe Shqipëria të jenë më të zëshme dhe më të njëzëshme
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë të enjten ka organizuar pritjen për nder të festës së 28 Nëntorit.
Aty, krerët e shtetit thanë se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende jo vetëm me histori të përbashkët, por edhe të ardhme të përbashkët evropiane.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që Kosova dhe Shqipëria të jenë më të zëshme, njëherësh edhe më të njëzëshme.
“Nëse Kosova mbërrin synimin e saj në anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, shqiptarët do të jenë edhe më të integruar në vlerat e demokracisë perëndimore. Ne besojmë në këto vlera, prandaj për këto arsye duhet të jemi më të zëshëm, më të njëzëshëm. Çdo 28 nëntor duhet të masim cilësinë dhe forcat e këtij zëri”, tha Kurti./IS