25-11-2024

Kryeministri Kurti në Parkun e Biznesit në Prizren: Prioritet për ndërmarrjet prodhuese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas përurimit të çerdhes së re në Prizren, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, vizitoi edhe Parkun e Biznesit.

Kryeministri Kurti tha se në këtë park po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsejtë 82 hektarë, prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën, në këtë vend, ku do të kemi Zonën ekonomike të Prizrenit.

“Tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset, ndërmarrjet prodhuese, me ç ‘rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve, të cilat janë të përshtatshme për bujqësi”, theksoi kryeministri Kurti. Ai shtoi se në këtë park do të ketë edhe industri të përziera, por gjithnjë pa ndotje.

Kryeministri Kurti vlerësoi këtë zonë si shumë të rëndësishme jo vetëm për Prizrenin, por për mbarë Kosovën.

Asnjë koment

Comments are closed.