26-11-2024

Kryeministri Kurti premton shumë për rininë: S’kanë komunikuar me juve – do të jeni pjesë aktive e jona

Kryeministri Kurti ka merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”në Prizren, të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Në këtë konferencë, Kurti dha fjalë premtuese për të rinjtë duke thënë se më herët është bërë pak për ta dhe se tani qeveria po punon që ata të bëhen pjesë aktive e ndryshimit të përgjithshëm.

“Të rinjët dhe të rejat kanë shumë ide dhe entuziazëm për pjesëmarrje në politikëbërje. Keni parë fushata, aktivitete vullnetare, humanitare, po ashtu organizime nga të rinjët që për qëllim kanë përmirësimin e jetës në komunitete, në qytete dhe shtete të ndryshme të botës. Kësi angazhimi kemi edhe tek të rinjët tanë, e pavarsisht kësaj institucionet në Kosovë nuk kanë komunikuar disi mjaftueshëm me ta, e as më njëri-tjetrin për ta, e këto duhet të ndryshojnë” ka thënë Kurti.

Poashtu kryeministri potencoj që brenda pak muajve do të nis dialogu për rini, përmes të cilit do të anketohen mbi 300 individë dhe 35 organizata.

“Ne po punojmë që të rinjët tanë të bëhen pjesë aktive, formale dhe joformale në këmbim të ndryshimit të përgjithshëm. Prandaj, kemi themeluar komisionin shtetëror, si mekanizem kordinues ndër qeveritarë në nivel politik i cili takohet cdo muaj. Brenda pak muajve qeverisje e nisëm dialogun për rini, raportin e të cilit e kemi marrë sot. Përmes këtij dialogu intervistuam takime të të gjithë sektorit duke u anketuar mbi 300 individë dhe 35 organizata rinore” tha Kurti.

Kurti shpalosi 4 parime që qeveria tenton të ndërtojë drejt politikës së rinisë.

“Për qeverinë tonë ekzistojnë 4 parime mbi të cilat po reformojmë dhe po ndërtojmë politikën tonë karshi rinisë.
– E para është zhvilli i rinisë i cili shtrihet përtej linjave ministrore me një përspektivë të gjerë mbi faktorët që ndikojnë në jetën e tyre.
– E dyta është përfshirja dhe pjesëmarrja e të rinjëve në proceset vendimarrëse dhe kjo është e domosdoshme për politikë berje.
– E treta, derisa sa ka përfshirje nga të gjitha institucionet publike duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës i cili drejton, koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve.

– Dhe e katërta, duhet të investohet në rini, pra, duhet të ketë buxhet të konsiderueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie, gjithëpërfshirse, shtetërore”, theksojë kryeministri Kurti. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.