03-12-2022

VIDEO: Sulmohet Macron, një grua e godet me shpullë fytyrës

Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me shuplakë nga një grua ndërsa momenti është shpërandarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në videon virale të parë në Twitter të hënën, duket gruaja që goditi Macron para se të kapej nga roja e presidentit.

I veshur me një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të zeza me një maskë në hundë, Macron u gjet i pambrojtur.

Në dy vjet, Macron i është nënshtruar dy herë sulmeve në publik në mënyrë poshtëruese nga qytetarët.

Në qershor 2021, një burrë kishte goditur Macron në publik, duke shkaktuar zhurmë globale. Burri u gjykua dhe më vonë u dënua për sulm ndaj presidentit francez.

 

Asnjë koment

Comments are closed.