Rama ndjek ndeshjen me kancelaren Merkel dhe Presidentin Erdogan
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur minutat e fundit të ndeshjes Angli-Kroaci së bashku me disa prej liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s.
Pasi ndeshja përfundoi me humbjen e anglezëve 2-1, kreu i qeverisë shqiptare iu drejtua kryeministres britanike duke i thënë: “Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor”.
Duke ndjekur ndeshjen nga një aparat celular ishte edhe kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti iTurqisë, Reccep Tayip Erdogan. /TCH
Kryeministri po ashtu ka postuar një foto edhe me Presidenten kroate, Kitaroviq