Kryeministri Rama publikon fotografi të Presidentit Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në “facebook” pas adresimit të Presidentit, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke postuar një foto nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës, të Presidentit  bashkë me deklaratën e  tij ‘’Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’.