Kryeparlamentari Veseli e ministri Besim Beqaj sot do të qëndrojnë në Prizren
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot do të qëndrojnë në Prizren.
Ata në orën 14:00 do ta vizitojnë parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, që ndodhet tek ish-baza e KFOR-it gjerman në këtë qytet./GazetaePrizrenit.net