07-05-2024

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot shqyrton realizimin e buxhetit për vitin 2018

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e III-të (tretë) për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës, pos tjerash parashihet shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të pashpenzura nga të hyrat vetanake të vitit 2017 dhe 2018 në vitin 2019;  dhe shqyrtimi i Raportit financiar i realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2018.

Po ashtu parashihet edhe pika: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – rregullores për kategorizimin e klubeve sportive;

Mbledhja fillon në orën 10:00, në selinë e KK-së, tek “Shtëpia e Bardhë”. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.